Miliarderi rus kundër luftës në Ukrainë, i kërkon Perëndimit të “ndalojë këtë masakër”

schedule14:01 - 20 Prill, 2022

schedule 14:01 - 20 Prill, 2022

Miliarderi rus Oleg Tinkov ka kritikuar luftën e Rusisë në Ukrainë, duke i bërë thirrje Perëndimit të bëjë më shumë për të “ndaluar këtë masakër”, sipas CNN.

Tinkov, i cili ishte në mesin e 65 individëve dhe subjekteve të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar më 24 mars.

“Unë nuk shoh një përfitues të vetëm të kësaj lufte të çmendur. Gjeneralët e kanë kuptuar se kanë një ushtri si m**. Dhe si mund të ishte ndryshe kur morali i ushtrisë ka rënë, tha Tinkov.

Manjati rus, i cili themeloi Tinkoff Bank në 2006, tha se “90% e rusëve” e kundërshtuan konfliktin.

“Nëpunësit civilë të Kremlinit janë të tronditur që jo vetëm ata, por edhe fëmijët e tyre nuk do të shkojnë për pushime në Mesdhe këtë verë.

Biznesmenët po përpiqen të shpëtojnë atë që u ka mbetur nga bizneset e tyre. Sigurisht që ka idiotë që shkruajnë shkronjën Z, por ka rreth 10% idiotë në të gjitha vendet, 90% e rusëve janë KUNDËR kësaj lufte”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!