Miley Cyrus ka folur së fundmi për ish bashkëshortin Liam Hemsworth, për të cilin u shpreh se ende e do shumë, por kishte shumë konflikte mes tyre. Në një intervistë për “SiriusXM”, Cyrus tregoi se si humbja e shtëpisë ndikoi në marrëdhënien e tyre që më pas përfundoi në divorc.
“Unë me të vërtetë e dua dhe e kam dashur shumë, shumë dhe ende e dua”, tha këngëtarja. Miley dhe Liam u martuan në një ceremoni sekrete në Dhjetor 2018, para se të ndaheshin vetëm disa muaj më vonë në Gusht 2919.
“Ne ishim së bashku që 16-vjeç. Shtëpia jonë u dogj. Ne ishim të fejuar. Nuk e di nëse vërtet kemi menduar ndonjëherë se në të vërtetë do të martoheshim, por kur humbën shtëpinë tonë në Malibu, trauma ndikoi tek unë.”, u shpreh këngëtarja. /abcnews.al