Një foto që Dua Lipa publikoi pak kohë më parë, ku shfaqej së bashku me Miley Curus ngjalli dyshime se dy artistet po punojnë për të sjellë të projekt së bashku. Mirëpo, së fundmi është mësuar se Dua Lipa do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtares amerikane.
Pasi dyshja shtoi dyshimet për duetin e tyre pas fotos së publikuar me producentin, Andrew Watt, krijuesja hitit ‘Midnight Sky’ ka zbuluar se Dua dhe Billy Idol do të jenë pjesë e një projekti të përbashkët.
Duke folur për “New Zealand’s The Edge”, Miley tha: “Ju mendoni se po bëj shaka si Britney dhe Nine Inch Nails, por nuk po bëj, do të kem Billy Idol dhe Dua Lipa-n në të njëjtin rekord”. Kur u pyet për një datë të mundshme të publikimit të albumit, Curus nuk dha një afat kohor.
Kujtojmë që Dua publikoi pak ditë më parë versionin remix të albumit “Future Nostalgia”, për realizimin e të cilit ka mbledhur emra të njohur të industrisë muzikore botërore. xh.d/abcnews.al