Milatoviç kukull e Beogradit? Çeku: Është i rrethuar nga skepticizmi dhe ka shumë të panjohura

schedule21:01 - 27 Prill, 2023

schedule 21:01 - 27 Prill, 2023

 

Ambasador Arben Çeko, i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” ndër të tjera ka folur edhe për presidentin e ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Kur është shtruar pyetja nëse Milatoviç është një kukull e Beogradit, ai tha se presidenti i ri është i rrethuar nga skepticizmi dhe ka shumë të panjohura për shkak se nuk ka eksperiencë politike.

Çeko shtoi se Milatoviç i ka bërë të qarta 3 shtyllat e tij, që janë anëtarësimi në NATO, anëtarësimi në BE dhe mos kthimi prapa për njohjen e Kosovës dhe këta tregojnë shumë edhe për kahjen e tij në lidhje me Perëndimin.

Milatoviç është i rrethuar me shumë skepticizëm dhe ka shumë të panjohura që vijnë nga periudha e shkurtër që ai ka në politikë.

E dyta mbështetja e trupës votuese, janë trupa elektorale pro-serbe dhe me lidhje interesash edhe me Rusinë.

Dhe e treta është një politikan i paprovuar në një pozicion të lartë.

Natyrisht që Serbia nuk e ka fshehur asnjëherë interesin e saj ndaj Malit të Zi. Po aë edhe Rusia është e qartë për të parë një dorë kontrolli në Malin e Zi. Edhe në konfrontimin  që ka me Perëndimin do të donte të kishte kontrollin në Malin e Zi.

Ai i ka bërë të qarta 3 shtyllat e tij që janë, anëtarësimi në NATO në BE dhe mos kthimi prapa për njohjes Kosovës, shtylla të rëndësishme” tha ambasadori.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!