Milano vishet kuqezi/ “Italia më miqësore”, Nesturi: Marrëdhëniet mes dy qeverive, në pikën më të lartë!

schedule17:21 - 26 Maj, 2024

schedule 17:21 - 26 Maj, 2024

Në një intervistë në “News Line” në ABC News”, analisti Plator Nesturi foli për takimin e kryeministrit Edi Rama me bashkëkombasit në Itali.

Ai u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve është në një rrugë shumë të mirë, duke nënvizuar se edhe marrëdhëniet mes dy qeverive janë në pikën më të lartë.

“Në Itali kemi të bëjmë me një realitet më miqësor, edhe për shkak të marrëdhënieve mes vendeve. Po ashtu edhe marrëdhëniet mes dy qeverive tona janë në pikën më të lartë. Ravijëzimi i fjalimi të Ramës ishte shpalosja e një imazhi të një Shqipërie që tashmë është në ndryshim dhe është në hapat e fundit të bashkimit me familjen europiane”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste Nesturi nënvizoi se gjithmonë Italia ka qenë një avokate për çështje të integrimit në BE, dhe se të dy vendet kanë përfituar shumë ndaj njëri tjetrit.

“Çështja e pensioneve është shumë e rëndësishme. Kjo ka ndikuar edhe në përmirësimin e marrëdhënieve, por vota është shumë e rëndësishme. Mënyra se si operohet është e rëndësishme. Kemi një ngritje të marrëdhënieve të qeverive edhe një bashkëpunim më të ngushtë në planin politik. Gjithmonë Italia ka qenë një avokate për çështje të integrimit në BE. Të dy vendet kanë përfituar shumë ndaj njëri tjetrit. Gjithashtu ka pasur edhe një ulje të migracionit ilegal dhe të dy vendet po e shikojnë veten si partnere. Pasi partneriteti është ai që ngre bazat e një pune që jep rezultate”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!