Milani “zjarr” në merkato: Tomori edhe 5 vite “djall”, gjendet pasuesi i Mandzukic

schedule22:40 - 31 Maj, 2021

schedule 22:40 - 31 Maj, 2021

Fikayo Tomori do të vazhdojë aventurën kuqezi me Milanin. Nënkampionët e Italisë kanë arritur akordin me Chelsea dhe mbrojtësi anglez do të firmosë deri në vitin 2026 me “Djallin”. 28 milion euro do të përfundojnë në arkat e kampionëve të Evropës, ashtu siç ishte rënë dakord me klubeve në janar.

Milani “blindon” mbrojtjen me 23-vjeçarin, i cili ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari dhe të shfaqë gjithë potencialin e tij në fazën e dytë të sezonit. Nga Chelsea do të vijë një tjetër përforcim, por me parametra zero. Ai është Giroud, i cili ka gjetur akordin me klubin italian dhe do të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Sulmuesi francez do të përfitojë 4 milion euro në sezon. Zyrtarizimi do të vijë përpara nisjes së Euro 2020. Ndërkohë, Rodrigo De Paul vijon të mbetet një objektiv i Milanit. Udinese kërkon 40 milion euro për ta lënë të lirë kapitenin, ndërsa Milani pritet të përfshijë në operacion emra si Hauge, Gabbia apo edhe Daniel Maldini.

Mesfushori argjentinas do të përfitojë trefishim rroge te kuqezinjtë (aktualisht përfiton 1 milion euro në sezon). Sa i përket Sandro Tonalit, mesfushori italian po tenton të bindë presidentin e Brescias që të ulë pretendimet e tij, dhe operacioni i kalimit përfundimtar në Milano mund të mbyllet për 25 milion euro në total. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!