Milani tenton goditjen e madhe, hyn në ankand për yllin e Barcelonës

schedule08:37 - 9 Shkurt, 2021

schedule 08:37 - 9 Shkurt, 2021

Barcelona duhet të sigurojë fonde për të dalë nga kriza dhe disa yje të ekipit mund të largohen. Në këtë listë është edhe Philippe Coutinho. Braziliani këtë sezon e përmirësoi paraqitjen e tij me Barçën, por shpërthimi i Pedri dhe De Jong ia ngushton shumë hapësirat brazilianit.

Barcelona dëshiron të nxjerrë para nga shitja e tij, pasi shpenzoi rreth 140 milionë për ta blerë nga Liverpool tre vite më parë. Nga Spanja mësohet se për brazilianin ka shfaqur interes edhe Milani. Kuqezinjtë janë gati të paguajnë 50 milionë euro për të blerë ish-yllin e Interit.

Paga e Coutinho, që është rreth 250 mijë euro në javë përbën problemin më të madh në Milano. Kuqezinjtë do duhet të mposhtin edhe konkurrencën e klubeve të Premier League për Coutinhon. Arsenal, Tottenham dhe Manchester United interesohen prej kohësh për shërbimet e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!