Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Milani shumë aktiv, merkato e kuqezinjve e fokusuar në dy fronte

schedule22:11 - 20 Janar, 2021

schedule 22:11 - 20 Janar, 2021

Milani është një nga klubet më aktive në merkato. Kuqezinjtë përforcuan sulmin dhe mesfushën me Mario Mandzukic dhe Soualiho Meite. Puna e drejtuesve është përqendruar te mbrojtja, aty ku Pioli pret një prurje.

Ai do të jetë Tomori Fikayo Tomori. Akordi me Chelsea është çështje kohe, me mbrojtësin anglez që do të zbarkojë në Milanello në formë huazimi. Nëse 23-vjeçari bind, Milani mund të blejë në verë për 20 milion euro.

 



Fikayo Tomori

Junior Firpo ka rënë si pistë për krahun e majtë të mbrojtjes, pasi “Djalli” dhe Barcelona nuk po negociojnë fare në lidhje me 24-vjeçarin. Maldini dhe Massara po mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm.

Një ndër lojtarët e preferuar është Florian Thauvin. 27-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Marseille dhe do të largohet me parametra zero në verë. Etapa e radhës pritet të jetë Milani i Piolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!