Milani prezanton Diogo Dalot, Pioli përforcon krahun e djathtë

schedule16:06 - 4 Tetor, 2020

schedule 16:06 - 4 Tetor, 2020

Diogo Dalot është zyrtarisht i Milanit. Kuqezinjtë arritën akordin me Manchester United dhe sapo kanë prezantuar mbrojtësin e djathtë portugez.

21-vjeçari vjen në huazim nga “Djajtë e Kuq”, të cilët e blenë për shumën e 22 milion eurove nga Porto në verën e vitit 2018.

Aventura në “Old Trafford” nuk ka qenë aspak pozitive për anësorin luzitan, i cili shënoi një gol në 35 ndeshje të luajtura me ekipin e Solskjaer.

 

Dalot ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numër 5 dhe do të garojë me Davide Calabrian dhe Andrea Contin për një post titullari. /abcnews.al