Pas transferimeve të Meite, Mandzukic dhe Tomori, duket se Milan nuk do të ndalet në këtë merkato janari. Objektivi i radhës i “Djallit” është një mbrojtës dhe bëhet fjalë për Kamil Piatkowskin.
Sipas raportimit të gazetarit polak, Krzysztof Stanoëski, kuqezinjtë janë në bisedime të avancuara me klubin e 20-vjeçarit. Gjigandi i mbrojtjes ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon me Rakow Czestochowa dhe falë paraqitjeve të tij pozitive ka rënë menjëherë në radarin e klubeve të mëdhenj.
Trwają intensywne rozmowy pomiędzy Rakowem Częstochowa i AC Milan w sprawie transferu Kamila Piątkowskiego. Cena może wynieść 5 milionów euro.
— Krzysztof Stanowski (@K_Stanowski) January 25, 2021
Mësohet se marrëveshja mund të konkretizohet për shumën e 5 milionë eurove. Pritet që ditën e mërkurë të zhvillohet një takim vendimatr mes drejtuesve dhe nëse goditja nuk finalizohet atë ditë, atëherë klubet e tjera mund të futen në garë për shërbimet e të riut. /abcnews.al