Milani nuk mund t’i sigurojë minuta të rregullta Jens Petter Hauge dhe talenti norvegjez duhet të shikojë për një tjetër klub, ku të luajë dhe të rrisë cilësitë e tij.
Edhe klubi po punon për këtë dhe raportimet e fundit njoftojnë se në ditët në vijim Hauge do largohet përkohësisht nga Milani, për t’u bashkuar me Eintracht Frankfurt në Gjermani në formën e huazimit.
Pietro Balzano Prota, gazetar pranë Miani njofton marrëveshjen mes klubeve. 21-vjeçari në sezonin e shkuar luajti në 18 ndeshje në Serie dhe 3 prej tyre i nisi si titullar. Ai grumbulloi 520 minuta dhe shënoi 2 gola. /abcnews.al