Milani nuk humb kohë, arrin marrëveshje me yllin e mesfushës për rinovim

schedule19:18 - 5 Mars, 2022

schedule 19:18 - 5 Mars, 2022

Milani ka arritur të bindë një tjetër lojtar të rëndësishëm për të rinovuar. Me Kessie ishte mision i pamundur, kurse Ismael Bennacer po tregohet besnik.

SportMediaset shkruan se algjeriani do të nënshkruajë marrëveshjen e re deri më 30 qershor 2026.

Palët kanë rënë dakord për kushtet dhe Bennacer do të përfitojë me kontratën e re 3.2 milionë euro, plus bonuse. / abcnews.al