Drejtuesit e klubit të Milanit pritet t’i bëjnë shpejtë ofertë zyrtare skuadrës franceze Lille për Renato Sanchesin.
Por, edhe Arsenali është duke përgatitur ofertën e vet për portugezin 24-vjeçar, raporton të martën “football-italia.net”.
Mësohet se skuadra italiane është e interesuar që ta transferojë mesfushorin në merkaton e janarit.
Sanches me Lille ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, ndërsa këtë edicion ka luajtur vetëm tetë ndeshje në të gjitha garat. /abcnews.al/