Fikayo Tomori La Chelsean në janar dhe iu bashkua Milanit, ku ka arritur të bjerë në sy shpejt dhe të bëjë Milanin të mendojë seriozisht blerjen e tij në fund të sezonit për shifrën e paracaktuar prej 28 milionë eurosh.
Problemi është se pandemia ka ndikuar në financa dhe Milani nuk ka për momentin financat e duhura për të blerë talentin anglez. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë kërkuar ulje çmimi nga londinezët, por këta të fundit kanë një ide tjetër.
Mësohet se ata propozojnë një shkëmbim mes Kessie dhe Tomori. Një ide e çmendur nga ana e Chelseas për shkak se mesfushori është një nga shtyllat e ekipit të Piolit dhe nuk është në listën e të shitshmëve. /abcnews.al