Dominik Szoboszlai është sensacioni i radhës në klubin e Salzburg. Fantazisti ka treguar cilësi të mëdha dhe konsiderohet si hungarezi më i talentuar pas të madhit Ferenc Puskas.
Për të interesohen Milani, Arsenali e Real Madrid, teksa Bayern Munich ka bërë kontakte konkrete me klubin austriak dhe agjentin e Szoboszlai. Por asnjë prej klubeve të lartpërmendura duket se nuk do të jetë klubi i ri i 20-vjeçarit.
Nga Austria raportohet se Leipzig ka arritur marrëveshjen për transferimin e talentit në merkaton e dimrit. Ai do kalojë te klubi “binjak” i Salzburg për 20 milionë euro, teksa kontrata e tij me austriakët përfundon në verën e vitit 2022.
Rol kryesor në këtë transferim luan fakti se Leipzig i jep shumë mundësi lojtarëve të rinj dhe të dy klubet janë në pronësi të gjigantit Red Bull. /abcnews.al