Nëse do të kishte të njëjtin ritëm që në fillim, atëherë do të flisnim për një tjetër sezon. Por Milan u zgjua vonë, ndërsa seria e rezultateve pozitive vlen vetëm për prestigj, me kuqezinjtë që janë jashtë çdo objektivi në kampionatin italian.
Skuadra e drejtuar nga Sergio Conceicao kaloi me përmbysje 2-1 transfertën kundër Genoa në sfidën që mbylli javën e 35 të Serie A.
Por deri te festa, Milan do të vuante jo pak.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, me nisjen e fraksionit të dytë, të zotët e shtëpisë kaluan në epërsi me Vitinja në minutën e 61-të.
Regimi i kuqezinjve ishte I fortë dhe në vetëm dy minuta erdhi edhe përmbysja e rezutatit.
Rafael Leao në të 76-ën dhe autogoli I Fredrup në të 77-ën kthyen rezultatin në favor të Milan.
Pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrat, asgjë nuk ndryshoi deri në fundin e ndeshjes, me kuqezinjtë që morën fitoren e dytë radhazi në kampionat.
Gjithsesi, milanistët mbeten në vendin e nëntë dhe shumë larg objektivit minimal që është një vend në Kupat e Europës.
Këtë kuqezinjtë mund ta arrijnë vetëm mes Kupës, finalen e së cilës do të luajnë kundër Bolonjës më 14 maj./abcnews.al