Marrëveshja është arritur prej ditësh, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet të hënën me firmën në kontratë. Deri atëherë mediat italiane kanë zbuluar detajet e “martesës” së Igli Tare me Milan. Shqiptari do firmosë për dy vite, me opsion rinovimi edhe për një tjetër, ndërsa do të fitojë 800 mijë euro neto në vit.
Po ashtu, në rolin e drejtorit sportiv, Tare do të ketë “dorë të lirë”, si një nga kushtet e vendosur prej tij përpara akordit verbal me klubin kuqezi.
Kjo do të thotë se ai do të vendosë për trajnerin e ardhshëm dhe merkarton, duke nisur nga sesioni I verës që do të nisë shumë shpejt.
Në lidhje me këtë temë, Tare duket se i ka idetë e qarta.
I preferuari i tij për pankinën është Vincenzo Italiano, tekniku i Bologna që vulosi dështimin e Milan në këtë sezon, duke I marrë trofeun e Kupës së Italisë. Por, një tjetër kandidat i fortë është edhe Masimilliano Allegri.
Sa I përket tregut të transferimeve, drejtorit të ri i është besuar ai që mediat taliane e kanë pagëzur si “revoluicioni Milan”.
Ashtu si te Lazio, Igli Tare ka detyrë të afrojë lojtarë që kanë mundësi rritjej në aspektin sportiv dhe financiar.
Kjo është një nga pikat më të forta të shqiptarit, që e kishte përdorur me shumë sukses kur kishte të njëjtin rol në klubin roman.