“Milan plot stil, nga ne s’do e dëgjoni kurrë këtë gjë. Rinovimet? Jam optimist”

schedule17:58 - 31 Mars, 2021

schedule 17:58 - 31 Mars, 2021

Rinovimi i emrave si Zlatan Ibrahimovic dhe Gigio Donnarumma është një nga çështjet që duhet të zgjidhin drejtuesit e Milanit sa më shpejt të jetë e mundur. Presidenti i kuqezinjve, Paolo Scaroni shprehet optimist në lidhje me këtë temë, teksa në prononcimin e dhënë për Sky Sport flet edhe rreth skuadrës dhe trajnerit Stefano Pioli.

Duhet të pyesni Maldinin dhe Massarën në lidhje me situatën e rinovimeve të Donnarumma dhe Ibrahimovic, por unë kam shumë besim se do të gjendet akordi i rinovimit me këta lojtarë.

Skuadra? Për momentin jemi në rrugën e duhur, por kemi edhe shumë ndeshje për të luajtur, shumë pengesa për të kaluar, por do të përballemi me optimizëm të madh, besim dhe qetësi.

 

Scaroni dhe Gazidis

Sa i përket Champions League, kualifikimi në këtë kompeticion nuk është parashikuar në buxhetin tonë, por sigurisht që është një objektiv që duam ta arrijmë“, deklaron Scaroni, i cili e mbyll fjalën e tij me Stefano Piolin.

Më pëlqen stili i lojës që po zhvillon Milani, më pëlqen edhe stili i trajnerit tonë. Nuk u ngazëlluam kur ishim në krye, sigurisht që nuk trishtohemi as tani që nuk kryesojmë më.

Diçka nuk e kemi bërë dhe nuk do e bëjmë kurrë: nuk jemi ankuar në asnjë moment, pavarësisht Covid-19, dëmtimeve apo problemeve të tjera.  Një gjë e tillë bën pjesë në stilin e Milanit, që unë e konsideroj një përbërës themelor të së ardhmes sonë“, përfundon kreu i klubit të famshëm italian. /abcnews.al