Milan për “pazar” në Angli, Maguire mendohet për mbrojtjen

schedule14:39 - 18 Tetor, 2023

schedule 14:39 - 18 Tetor, 2023

Emër i madh nga Anglia për merkaton e Milanit. Sipas asaj që raportohet nga “talkSPORT”, Harry Maguire, mbrojtësit të Manchester United, do t’i ishte ofruar shansi për të rifilluar karrierën e tij në Itali, pak si ajo që ndodhi me Chris Smalling, i cili që kur veshi fanellën e Romës ka rilindur.

Mbrojtësi anglez, i cili refuzoi West Ham në verë për të qëndruar dhe për të luftuar për një vend te United, ka bërë vetëm 4 ndeshje këtë sezon, nga të cilat vetëm dy si titullar.

Për këtë arsye ai mund të largohet nga “Djajtë e Kuq” dhe të kalojë në Serie A në merkaton e janarit./h.ll/abcnews.al