Parma është rivali i ardhshëm i Milanit në Serie A. Kuqezinjtë presin skuadrën emiliane në “San Siro” të dielën në mbrëmje (20:45). Objektivi është fitorja, teksa Stefano Pioli duhet të bëjë pa Zlatan Ibrahimovic edhe në këtë sfidë.
39-vjeçari suedez, jashtë fushave për dëmtim prej ndeshjes me Napolin (22 nëntor), është stërvitur i diferencuar ditën e sotme dhe nuk do të grumbullohet për takimin e fundjavës. Gjendja e tij po përmirësohet pas dëmtimit muskulor, por Milani nuk dëshiron të rrezikojë.
Serie A po futet në një fazë delikate dhe shumë ndeshje do të zhvillohen në një kohë të shkurtër gjatë këtij muaj dhe janarit. Të mërkurën e ardhshme “djalli” luan jashtë fushe me Genoan, takim ku bomberi i njohur pritet të luajë.
Katër fitore dhe një barazim ka arritur Milani pas Ibrahimovic në fushë, ecuria e djemve të Piolit është fantastike, teksa Piolin e gëzon rikthimi i Ismaël Bennacer. “Motori” i mesfushës ka lënë pas problemet fizike dhe ndaj Parmës do e nisë si titullar përkrah Kessie. /abcnews.al