Milan-Napoli, kryesfida e Serie A

schedule10:24 - 26 Janar, 2019

schedule 10:24 - 26 Janar, 2019

Milan-Napoli është kryesfida e javës së 21 në kampionatin italian. Ndeshje e vështirë edhe për Juventusin që do të luajë në transfertën e vështire të Lazios.

Kampionati italian rikthehet këtë fundjavë ku do të zhvillohen sfidat e xhiros së 21.  Milan-Napoli është kryefjala e kësaj jave në Serie A, sfidë e cila do të zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 20:30. Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas fitores ndaj Genoas javën e kaluar ndërkohë që organika e lojtarëve ka ndryshuar me largimin e Higuain dhe afrimin e Piatek. Në San Siro pritet të zhvillohet një ndeshje mjaft agressive pasi të dyja skuadrat kanë si objektiv primar tre pikët.

Napoli kërkon të vazhdojë në ndjekje të Juventusit të vendit të parë. Nga ana tjetër, Milanit nuk i lejohet hap fals pasi një fitore e Romës ndaj Atalantës, kuqezinjtë do të dilnin jashtë zonës Champions. Blerja më e re në shtëepine e Milanit, Piatek do ta nisë ndeshjen si titullar. Roma e trajnerit Di Françesko ka një duel tepër të vështirë në transfertën e Atalantës së Etrit Berishës.

Bergamaskët do të jenë si një matës force për romakët që kanë si objektiv kualifikimin në Champions. Inter udhëton në transferten e Torinos. Zikaltërit zhgënjyen ndeshjen e kaluar ndaj Sassuolos pasi barazuan 0-0. Ndaj ekipit granada kërkohet reagimi i duhur dhe rikthimi tek tre pikët, në të kundërt Inter do të ishte zyrtarisht në krizë.

Mbrëmjen e së dielës do të zbrese në fushë skuadra kryesuese e kampionatit italian, Juventus. Bardhezinjtë do të luajnë në transfertë në ndeshjen delikate ndaj Lazios. Zonja e vjetër numëron shumë mungesa për këtë takim si Mandzukiç, Barzagli, Kuadrado apo Benatia. Gjithsesi torinezët janë favoritë për të dalë me tre pikë nga ky takim që parashikohet shumë i komplikuar. Cristiano Ronaldo është tejet i motivuar për këtë duel pasi ka si objektiv t’i shënoje golin e parë Lazios ku në ndeshjen e parë, Strakosha e ndali në mënyrë fenomenale./abcnews.al