Klubi i Milanit është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Fiorentinës, Federico Chiesa. Kuqeiznjtë kanë disa kohë që kërkojnë shërbimet e italianit, por në javët e fundit Chiesa është pak në hije për shkak se drejtuesit ishin përqëndruar në transferimin e trios Bakayoko-Tonali-Diaz.
Sipas raportimit të “Il Corriere della Sera”, Milan ka gjetur akordin me agjentin e lojtarit si dhe tashmë ka nisur negociatat me klubi violë. Madje përveç Fali Ramadanit (agjenti) dhe babait të Chiesës është dhe dikush tjetër që deri më tani cilësohet si Mister X që po bëjnë gjithçka që 22-vjeçari të luajë në “San Siro” në sezonin e ardhshëm.
Siç flitet ndihma nga Mister X mund të jetë çelësi i negociatave dhe mund të jetë thelbësore në arritjen e marrëveshjeve mes klubeve. Mësohet se Chiesa i ka thënë po Maldinit dhe tashmë gjithçka është në dorën e Milanit për të gjetur marrëveshjen me Fiorentinën. /abcnews.al