Në historinë e Milanit dhe Interit shkëmbimet kanë qenë të shumta dhe në merkaton që po afrohet po projektohet i radhës. Bëhet fjalë për dy mesfushorët Franck Kessie dhe Matias Vecino. Edhe pse Kessie është një titullar i rregullt që kur u transferua në vitin 2017 nga Atalanta, ai vazhdon të flitet se mund të largohet nga kampi milanist.
Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Inter mund ta rishikojë si mundësi pasi trajneri Conte kërkon më shumë muskuj në mesfushë. Vecino i është propozuar disa herë drejtuesve të Milanit ditët e fundit, edhe pse Paola Maldini pëlqen më shumë Roberto Gagliardinin.
Drejtori kuqezi ka marëdhënie të mira me agjentin e lojtarit, por zikaltrit ngulin këmbë për Vecinon. Ende nuk kemi asgjë zyrtare dhe më shumë rreth këtij operacioni pritet të mësojmë në ditët në vijim. /abcnews.al