Milani kërkon të përforcohet dhe ditët e fundit ka pasur shumë zëra për një kalim të Tiemoue Bakayoko te kuqezinjtë. Mesfushori ka luajtur para dy vitesh në Serie A dhe spikati, por në fund klubi nga Milano vendosi të mos e blinte.
40 milion eurot që donte Chelsea konsideroheshin shumë dhe Bakayoko u rikthye te Monaco në Francë. Londinezët e zotërojnë ende kartonin e mesfushorit dhe tani Milani po tenton ta rikthejë.
#Bakayoko is getting closer to @acmilan for his comeback: loan with option to buy, talks ongoing with @ChelseaFC to finalize the deal @SkySports @SkySportsPL #footballtransfers
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 22, 2020
Sky Sport dhe bisedimet vijojnë dhe akordi është pranë. Bëhet fjalë për një kalim te kuqezinjtë në huazim, sigurisht me një klauzolë që i jep të drejtën Milanit për ta blerë. Klubet do të duhet të përcaktojnë çmimin, ndërkohë që lojtari ka rënë dakord për kushtet e veta. /abcnews.al

