Monika Lubonja është shprehur se nuk e ka tradhtuar asnjëherë bashkëshortin e saj, politikanin e ndjerë, Genc Pasko. Në një bisedë me Arjola Demirin lidhur me shenjat e Horoskopit, aktorja tha se njerëzit që i përkasin shenjës së Dashit nuk tradhtojnë. Ajo shtoi se “është edhe vetë Dash, dhe nuk ka tradhtuar asnjëherë as në marrëdhënie dhe as në shoqëri”.
Ajo foli dhe për njohjen me ish burrin e ndjerë, për të cilin ka thënë se e ka tradhtuar. “Ngrita kokën dhe ai më dha dorën, ishte shumë e bukur. Kolpo me vështrim të parë, ngela duke e parë. Unë quhem Monika, i thashë, nëse dëshiron takohemi në orën 6.”, tha ajo për momentin kur janë takuar për herë të parë.
Pak javë më parë, një mik i ngushtë i ish burrit të ndjerë, hodhi akuza ndaj Monikës duke thënë se kishte qenë kjo e fundit që e kishte tradhtuar. “Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!!
LEXO EDHE: “Femër e ulët”, miku i ish-burrit të Monikës i kthehet aktores: Ti e ke tradhtuar Gencin
Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhtitë e një pas njëshme??? Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vëlla?”……….”
Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë. Por edhe nëse të paska tradhtuar e ne nuk e kemi ditur………të ka bërë hakën se e ke merituar!!”, shkruante ai. /abcnews.al