“Femër e ulët”, miku i ish-burrit të Monikës i kthehet aktores: Ti e ke tradhtuar Gencin

schedule12:53 - 24 Janar, 2022

schedule 12:53 - 24 Janar, 2022

Aktorja e njohur, Monika Lubonja është tashmë një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë. Aventura e saj në “Big Brother VIP” ka bërë që publiku të mësojë më shumë për jetën private të artistes.

Monika ka treguar e ish-bashkëshorti e ka tradhtuar. Gjatë kohës që po bisedonte me Donaldin, Semin dhe me Sheilën, aktorja nuk hezitoi të rrëfente për tradhtinë e tij. Në një moment tjetër, sërish Semi e pyeti aktoren nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë në jetë. E Monika pohoi se ajo është tradhtuar pikërisht nga ish-bashkëshorti.

“Unë prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngul se e kisha eksperiencë personale…”.

LEXO EDHE: Nga tradhtia gjatë martesës te vdekja e ish-burrit zv.ministër, “të fshehtat” e jetës së Monika Lubonjës

Ndërkohë dje, ajo e ka përshkruar si një ferr momentet e përjetuara pas divorcit gjatë bisedës që po bënte me Egzonën.

LEXO EDHE: Monika flet e prekur për divorcin: Ka qenë një ferr i vërtetë

Të shumta kanë qenë komentet për Monikën, por ai që merr më shumë vëmendje ka qenë një miku i ish-burrit të Monikës, i cili nuk jeton më.

“Po sim und të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qënke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme???”, shkruan ndër të tjera miku.

Komenti i plotë:

/abcnews.al