Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit (ITB), ku Shqipëria është zgjedhur si vendi i nderit për vitin 2025.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama foli për mikpritjen shqiptare teksa tha se një gjë e tillë u dëshmua që kur strehuam hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që deklaron shtëpitë tona i përkasin zotin dhe mikut. Ndërkohë që një ligj i tillë është shkruar në Shqipërinë mesjetare është bërë pjesë përbërëse e jetesës së Shqipërisë, thelbi i asaj që ne e quajmë pritje, që në anglisht duket si shkrirje harmonike e Shqipërisë dhe mikpritjes, por në shqip do të thotë të bësh të pamundurën për të nderuar emrin, shtëpinë dhe mikun. Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria mbrojti hebrenjtë, duke u bërë i vetmi vend në Evropë që pati më shumë hebrenj pas luftës se para saj. Ne kemi qenë dhe jemi ende një vend myslimanësh, të krishterësh, ortodoks dhe kur u përballëm me zgjedhjen midis hebrenjve dhe djallit, parardhësit tanë qëndruan krah hebrenjve, duke refuzuar që të dorëzonin qoftë edhe një frymë të vetme te nazistët. Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën këtë prej vullnetit të zotit, dhe duke hapur dyert ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Nëse doni të ndiheni se si është të jesh si perëndi, ejani në Shqipëri. Nëse doni të takoni drejtues taksish që sillen si perëndi shkoni në Greqi.“, tha mes të tjerash Rama./abcnews.al

