Mikel Alia “qep” gojën në gjykatë, avokati mohon që ta ketë nxjerrë në pritë Eri Zefin

schedule11:27 - 13 Nëntor, 2019

schedule 11:27 - 13 Nëntor, 2019

Gjykata e Lezhës ka lënë në “burg pa afat” të dyshuarin si bashkëpunëtor të vrasjes së Eri Zefit, Mikel Alinë. I riu nuk ka thënë asnjë fjalë gjatë seancës së sotme, ndërsa një ditë më parë e kishte mohuar të kishte lidhje me vrasjen.

Mikel (Gjovalin) Alia nuk ka folur, por ka qenë avokati i tij ai që deklaroi se nuk ka asnjë dyshim që klienti i tij, Mikel Alia të ketë nxjerrë në pritë Eri Zefin.

Sipas tij Eri Zefi është një viktimë, ndërsa shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë.

“Nuk ka asnjë dyshim që Mikel Alia të ketë nxjerrë në pritë viktimën Eri Zefin. Është thjesht viktimë. Shpjegime do të japim në një moment të dytë”.

Burime të “ABC News” mësuan një ditë më parë se pas vetëdorëzimit në polici, Alia ka deklaruar se nuk është ai personi që e ka nxjerrë në prite Eri Zefin. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë sëbashku me viktimën në makinë dhe në afërsi të fshatit Zallë -Xhuxhë i është bërë pritë nga disa persona që sipas tij kanë tentuar ta vrasin edhe atë, por ka mundur të largohet. Ai ka thanë se nuk e ka nxjerrë në pritë shokun e tij dhe se nuk i ka njohur autorët.

Hetuesit dyshojnë se Alia është i përfshirë kjo referuar tabulateve telefonike mes tij dhe viktimës. Prokuroria e Lezhës ka dërguar dy letërporosi në drejtim të autoriteteve policore të Kosoves, ku i kërkohen të dhëna për hyrje-daljet e dy personave që dyshohen si autorë të ekzekutimit të 34 vjeçarit Zefi dhe më pas nëpërmjet Kosovës janë larguar drejt Gjermanisë. Sipas hetuesve, ata janë dy të afërm të familjes Ndreca, familje me të cilën kishte hasmëri familja Zefi. Po sipas këtyre hetimeve, këta dy persona janë larguar në drejtim të Kosovës ditën që ka ndodhur krimi.

Viktima Eri Zefi u gjet i vdekur në Zalle Xhuxhë të Mirditës, ndërsa më parë ishte dhunuar. Më pas ai ishte zhvendosur disa metra larg nga Rruga e Kombit ku është qëlluar për vdekje me 6 plumba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!