Edicioni i 6-te “MIK festivl” nis me homazh për ikonën e muzikës lirike Jorgjie Truja. Jeta e muzës së parë do të rrëfehet nga artisja e madhe Inva Mula e cila është edhe drejtore artistike.
Copëzat e jetës së saj, kane emocionuar fort sopranon e cila ka dëshirë që t’i tregoi për brezat
“Mik Festival” në Korçë per 3 netë vjen si një buqetë unike tingujsh shqiptare, spanjolle, greke, italiane dhe romune, kombinuar me trashëgimine kultutrore dhe kulinarinë.
Ky festival sipas Mulës, është original, pasi bazohet jo vetëm në kulturën dhe në traditën muzikore të shteteve të ndryshme, por është edhe një udhëtim i veçantë në periudha të ndryshme historike muzikore përmes artistëve të nivelit të lartë ndërkombëtar.
Gjashtë koncerte të ndryshme nga data 28,deri me 30 Korrik përbëjnë një “spektakël muzikor” tërheqës me vepra të A. Dvořák, G. Puccini, M. Ravel, F. Schubert, Schumann, C. Saint-Saens, Xh. Rossini, por edhe nga: Mikis Theodorakis, G. Dendrino, Grouya, Kristo Kono, Avni Mula etj.
Në fshatin Mborje Koncert “Aty ku takohen shpirti, muzika dhe gastronomia” në pararojë të kishës “Ristozi” që daton nga viti 1390 në fshatin Mborje të Κorçës, me Arie antike dhe psalme bizantine./abcnews.al