Mijëra turistë në “Butrint”/ Kryesojnë spanjollët, mesatarisht 800 vizitorë çdo ditë

schedule12:20 - 1 Gusht, 2023

schedule 12:20 - 1 Gusht, 2023

Janë turistë nga anë e kënd botës të cilët historia afro 2 mijë e 500 vjeçare e qytetit antik të Butrintit i ka mrekulluar.

Në Parkun Arkeologjik që mbrohet nga UNESCO këtë fillim gushti vizitorët janë të të pafund.

Parku ka 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli i IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit por kështjella është ajo që terheq më shumë vëmendjen e turistëve.

Admiruese të historisë së antikitetit janë edhe këto vajza nga Spanja.

Butrintin e shohin për herë të parë por premtojnë se do e rekomandojnë te miqtë si një destinacion që duhet të vizitohet patjetër në Shqipëri.

Parku arkeologjik i Butrintit që ndodhet afro 20 km larg Sarandës mbetet nga sitet arkeologjike më të frekuentuara në vend, duke u vizituar nga rreth 800 vizitore në ditë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!