Radhë kilometrike dhe njerëz të sëmurë në Kakavijë, qytetarëve iu sos durimi

schedule10:18 - 14 Gusht, 2020

schedule 10:18 - 14 Gusht, 2020

Situata në Kakavijë sa vjen e përkeqësohet. Mijëra qytetarë janë duke pritur në radhë.

Përfaqësues të Doganës Shqiptarë janë shprehur se po punohet me kapacitet të plotë, por problemi qëndron te pala greke pasi nuk punohet me kapacitet të plotë.

Gazetari Orgest Sako raportoi për abcnews.al se ka pasur persona që kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe se janë detyruar të kthehen për të marrë mjekim.

Situata vijon të jetë kaotike, pasi janë gjetur të papërgatitur dhe kanë hasur probleme.

Lexo edhe: VIDEO/ Situatë kaotike në Kakavijë, bllokohet lëvizja e automjeteve

Qytetarët e bllokuar janë shprehur të revoltuar se vijojnë të qëndrojnë në radhë të gjata dhe se nuk kanë marrë ende asnjë njoftim se si do të vijojë situata.

“Jemi njerëz të sëmurë, ka fëmijë, gra dhe pleq këtu”, shprehet një nga qytetarët.

Po ashtu temperaturat e larta vështirësojnë më shumë pritjen e tyre, ndërsa disa prej bizneseve aty pranë ka ofruar ushqime për t’i ardhur sadopak ndihmë.

Ndërkohë aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar.

/abcnews.al/