Mijëra euro e paund të padeklaruara, 3 të ndalur në Rinas, në pranga edhe 31-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim për plagosje

schedule10:07 - 22 Shkurt, 2024

schedule 10:07 - 22 Shkurt, 2024

Tre persona janë ndaluar pasi ishin të shpallur në kërkim për krime kundër personit dhe falsifikim dokumentesh.

Gjithashtu gjatë këtij aksioni ku u goditën tre raste të mosdeklarimit të parave dhe mallrave, janë sekuestruar 20 285 euro, 15 000 paund dhe 1490 paketa me cigare.

Sipas Departamentit të Policisë Kufitare është ndalur edhe Rigels Dacaj, 31 vjeç banues në Durrës. I riu është deportuar nga Spanja pasi kishte kryer dënimin për vjedhje dhe ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e Lehtës me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Sakaq materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

Rinas-njoftimi

Në hyrje, u arrestua shtetasi rumun A. C., 48 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen rumune F. B., 45 vjeçe, pasi nga kontrollet në valixhet e tyre, u gjetën 1490 paketa me cigare, të cilat nuk i kishin deklaruar te shërbimet e pkk-së;

Në hyrje, nga kontrolli fizik, shtetasit grek 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave;

Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Rigels Dacaj, 31 vjeç, banues në Durrës. 31-vjeçari, i deportuar nga Spanja pasi kishte kryer dënimin atje, për vjedhje, është i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;

Port, Durrës/Në dalje, nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, shtetasit H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave;

Hani i Hotit/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasja kosovare e shpallur në kërkim Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

Morinë/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Beratit, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”, V. M., 32 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!