Mijëra besimtarë myslimanë mbushën mëngjesin e sotëm sheshin “Skënderbej” ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë.
Orari i faljes ishte në orën 06:20 ndërsa programi për Fitër Bajramin filloi në më herët.
Fushë-Krujë
Besimtarët myslimanë në qytetin e Fushë-Krujës sfiduan sot kushtet atmosferike. Në dy xhamitë e qytetit, besimtarët kanë pritur që në orët e para të mëngjesit momentin e faljes së Fitër Bajramit. Grup-mosha të ndryshme në këtë vit kanë agjëruar 30 ditët e muajt te madhërueshëm të Ramazani, ndërsa sot janë lutur për më shumë mirësi. Muharren Vrana, hoxha i qytetit në fjalën e tij ka uruar agjëruesit dhe besimtarët për begati në familjet e tyre.
E rëndë
Pas 30-ditësh agjërimi edhe besimtarët myslimanë në Berat festojnë sot FitërBajramin, festën që mbyll Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Ndryshe nga vitet e mëparshme kur falja e Fiter Bajramit është kryer nga besimtarët mysliman në Pedonalen e qytetit të Beratit, moti u keq bëri që këtë vit falja të kryhet në Xhaminë Mbret. Pas Ilahive dhe Ligjeratave, falja e Namazit të Bajramit filloi në orën 06:30 të mëngjesit dhe u krye paralelisht brenda dhe në oborrin e jashtëm të xhamisë Mbret. Ka qënë Imami Ferbent Durra, i shoqëruar nga ish Myftiu i Beratit Qeramudin Furdia, ai që , duke uruar besimtarët myslimanë për më shumë mirësi, paqe e begati, ka kryer faljen namazit për besimtarët myslimanë beratas.
“Sot është një ditë e bekuar, një ditë e madhe gëzimi. Allahu fuqiplotë na bëri të përjetojmë madhështinë e Ramazanit dhe të gjithë ne u bekuam në agjërim dhe lutje. Ramazani erdhi tek ne për të na treguar një tjetër model, sesi duhet të jetë besimtari në raport me zotin, me veten e tij dhe me të tjerët. Le të fillojmë këtë Bajram të mendojmë për përmirësimin tonë, për kthimin tonë drejt rrugës së drejtë. Mbarimi i Ramazamin nuk nënkupton mbarimin e veprave të mira, pasi bujaria e besimtarit mysliman nuk duhet të shterojë asnjëherë”-është shprehur Imami Ferbent Durra.
Festimi i Bajramit vijon me pritjet në Myftininë e qytetit deri në mesditë, ndërkohë që çdo familje bashkohet në festime në vaktin e drekës, me tryezat e mbushura plot.
Librazhd
Festa e Bajramit të Madh u mbajt dhe në Xhaminë e Librazhd Qendër. Saimir Balla imami foli para besimtarëve.
Vlorë
Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit u mbajt ditën e sotme në pallatin e sportit ” Flamurtari”, Vlorë për shkak të numrit të lartë të besimtarëve që morën pjesë në ceremoni. Myftiu i Xhamisë ka uruar gjithë besimtarët për paqe , shëndet e dashuri tyre. Përcillini vlerat e mësuara gjate muajit te shenjte te Ramazanit iu tha besimtareve, myftiu i Vlorë, Armando Asllani.
Korçë
Besimtarët myslimanë të Korçës kanë kremtuar festën e Fitër Bajramit. Në orët e para të mëngjesit besimtarët i janë drejtuar xhamisë së Iljaz Bej Mirahorit, ku kanë kryer faljen e Namazit. Falja, pavarësisht kushteve te motit, u be ne oborrin e xhamisë. Myftiu i Korçës Ledjan Cikalleshi uroi besimtaret dhe qytetaret e Korçës për festën, ndërsa kujtoi nevojën për solidaritet dhe harmoni mes njeri-tjetrit. /abcnews.al/