Shkrimtari Bler Vaka ka publikuar librin e tij më të ri me titull “Te trembedhjetet ne korridoret e kohes”. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se në këtë roman janë 11 gjini nga e shkuara, një nga ardhmja dhe autori i 13-ti. Një ndër ta është Migjeni, me të cilin Vaka ka realizuar një intervistë imagjinare, ku ndër të tjera e pyet nëse ishte komunist.
“11-të prej tyre nuk jetojmë më, i 12-ti është nga e ardhmja, 11 nga e shkuara, ndërsa i 13-ti është vetë Vaka Bled, që shkruan me ta. Për sa kohë janë 13 personazhe kryesore, autori dhe 12-të tjerë vendosa ta vendos emrin e 13-të ta vendos atë. Ndoshta mund të kisha shtuar edhe personanazhe të tjerë, por vendosa të rrija te 13-ta se është numër simbolik. Mua më pëlqen, pavarësisht se disa njerëz e kanë kthyer si klishe numrin e 13-të.
Ka personazhe që unë i kam parë gjithmonë si frymëzues dhe normalisht kanë pasur shumë për të treguar. Edhe doja që të tregoja për ta që mos të mjaftohesha me aq, pasi kontributi i tyre ka qene shumë i madh.
Për shembull, për Migjenin shumëkush ka menduar se ai ka kontribuar për komunizmin, marksizmin, pra shumë njerëz kanë bërë konspiracion edhe pse ai nuk e arriti komunizmin në Shqipëri se nuk jetoi aq gjatë, por njerëzit mendojnë se ai në të ardhmen mund të ishte një komunist. Unë kam hedhur argumenta nëpërmjet pyetjeve të mia që ia kam drejtuar Migjenit dhe nëpërmjet përgjigjeve të Migjenit se ai nuk mund të ishte komunist. Një argument është se ai ka qene një fytyrë e revoltuar me çdo gjë që shikonte dhe nuk mendoj se do kishte bërë kompromis me drejtësinë ndaj bashkëatdhetarëve”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al