“Miço kopjon Edin”, slogani i kryeministrit grek: Kthehemi mbrapa ose ecim përpara

schedule14:16 - 24 Prill, 2023

schedule 14:16 - 24 Prill, 2023

Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis ka prezantuar të hënën spotin e partisë “Nea dhimokratia” për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 21 Maj.

“Kthehemi mbrapa ose ecim përpara”. Ky është slogani që kreu i qeverisë greke do të përdorë gjatë fushatës së tij.  Në videon e publikuar në mediat sociale kryeministri grek  ka folur për arritjen dhe sfidat që është përballur  qeveria.

Mirëpo, për shqiptarët një slogan i ngjashëm me atë, është shumë popullor ditët e fundit.

Partia Socialiste  me 11 prill çeli fushatën elektorale sa i takon zgjedhjeve të 14 majit, duke zbuluar edhe sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara” me një simbolikë, duke ia lënë të kaluarën opozitës ndërsa te ardhmen PS-së.

Fjalët e përdorura janë shumë të ngjashme, por ndryshimi është se në shtetit helen, përplasja me slogane bëhet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 21 maj, ndërsa në vendin  tonë për zgjedhjet vendore që do të mbahen me 14 maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!