Mickoski përdori emrin Maqedoni/ Përfaqësuesja e Komisionit për Zgjerim: Të respektohen marrëveshjet!

schedule14:45 - 25 Qershor, 2024

schedule 14:45 - 25 Qershor, 2024

“Përdorimi i emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut është diçka për të cilën është rënë dakord në kuadër të Marrëveshjes së Prespës”, kështu është shprehur përfaqësuesja e Komisionit për Zgjerim, Ana Pisonero .

E pyetur nëse Komisioni është në dijeni se disa nuk e përdorin emrin kushtetues dhe cili është reagimi i tij, Ana Pisonero tha se BE-ja shpreh keqardhjen “për mospërdorimin nga disa prej liderëve të Maqedonisë së Veriut të emrit kushtetues të vendit.

“Të gjitha palët duhet të respektojnë kushtet e marrëveshjeve dhe t’i zbatojnë ato me mirëbesim. Ne nga ana jonë e uruam kryeministrin Mickoski dhe ministrat e rinj pas formimit të qeverisë së koalicionit në Maqedoninë e Veriut. BE-ja do të punojë ngushtë me qeverinë e re për të bërë përparim në reformat kuptimplote dhe për të avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, mendoj se mesazhi është i qartë .  Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë sa më shumë momentumin që ekziston për zgjerimin në mënyrë që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën e saj drejt BE-së. Të gjithë e dini shumë mirë se çfarë e ka bërë të qartë Këshilli Evropian se pret nga Maqedonia e Veriut. Dhe me sa duket kjo lidhet edhe me ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut në thelb u angazhua t’i bëjë në mënyrë që të mund të ecë përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se Hristijan Mickoski, lideri i partisë së djathtë VMRO-DPMNE që do të udhëheqë qeverinë e re në Shkup, në një debat në Kuvend e quajti vendin e tij Maqedoni.

Kjo deklaratë e tij solli reagime edhe nga mediat greke.

Protothema.gr në një artikull të shkruar disa ditë më parë i cilësoi  ‘deklarata provokuese’

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!