“Mickoski e quan shtetin e tij Maqedoni”, mediat greke: Deklaratë provokuese!

schedule12:16 - 22 Qershor, 2024

schedule 12:16 - 22 Qershor, 2024

Hristijan Mickoski, lideri i partisë së djathtë VMRO-DPMNE që do të udhëheqë qeverinë e re në Shkup, sot në një debat në Kuvend e quajti vendin e tij Maqedoni, shkruajnë mediat greke.

Protothema.gr shkruan se ‘deklarata provokuese’ e kryeministrit në pritje është bërë pak pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nisi në mesditë debati dyditor për deklaratat programatike të qeverisë së re. Gjatë leximit të deklaratave programore të qeverisë që do ta drejtojë, Mickoski tre herë e quajti vendin Maqedoni, dhe jo Maqedonia e Veriut.

Mickoski ditë më parë deklaroi se në betimin e qeverisë së tij do të përdorë emrin kushtetues të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!