Mianmar do të lirojë mbi 5,000 të burgosur

schedule14:35 - 18 Tetor, 2021

schedule 14:35 - 18 Tetor, 2021

Udhëheqësi i juntës së Mianmarit ka deklaruar se më shumë se 5,000  protestues kundër grushtit të shtetit që u burgosën në shkurt tashmë do të lirohen. Gjenerali Min Aung Hlaing, i cili udhëhoqi grushtin e shtetit, tha se gjithsej 5,636 të burgosur do të lirohen para festivalit budist të Thadingyut i cili fillon të martën.

Udhëheqësi i Juntës nuk dha detaje se kush do të përfshihej në listë dhe autoritetet e burgut nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Më shumë se 2,000 persona që kishin kundërshtuar grushtin e shtetit, përfshirë gazetarët vendas u liruan në fund të qershorit.

Që kur ushtria mori pushtetin më shumë se 1,100 civilë kanë humbur jetën  dhe rreth 7,000 ndodhen në paraburgim, sipas një OJQ -je lokale./abcnews.al