Qeveria shqiptare i ka kthyer në një traditë mbledhjet e përbashkëta me qeverinë e Kosovës, duke zhvilluar pak javë më parë mbledhjen e katërt dhe për të parën herë me qeverinë maqedonasë të Zoran Zaev. Çfarë mesazhi përcjellin këto mbledhje dhe çfarë impakti kanë ato, është tema në të cilën është fokusuar këtë javë “Balkan ABC”. Përveç kësaj materiali i përgatitur nga Bruna Çifligu trajton dhe darkën informale që diplomatja e lartë e BE-së Federika Mogerini zhvilloi me kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor./abcnews.al

