Metës i kujtojnë djegien e mandateve në Vlorë: Turp të ketë LSI, e ka porosinë të shkruar ish-kryetarja juaj

schedule19:32 - 16 Gusht, 2022

schedule 19:32 - 16 Gusht, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka kursyer kritikat ndaj asaj që ishte më parë partia që tashmë drejton, Lëvizja Socialiste për Integrim.

Gjatë një takimi me strukturat në Vlorëë, teksa përmendi djegien e mandateve në vitin 2019, dikush nga salla i kujtoi Metës faktin se edhe LSI e ndërmori një hap të tillë.

Ish-presidenti tha se ishte turp fakti që LSI dogji mandatet, ndërsa shtoi se vetë qëndroi në zyrë deri më 24 korrik

“I keni djegur ju dhe turp të kenë ata që kanë djegur mandatet PD-LSI. Edhe miku im Petrit Vasili. Unë s’e kam djegur mandatin tim. Porosia ime, të shkruar e ka ish-kryetarja juaj dhe zoti Petrit Vasili: në asnjë mënyrë mandatet, është një lojë, është një kurth. Unë se lëshova zyrën time, deri në 24 korrik aty. Është momenti që të tregojmë që jemi shqiptarë dhe jo shqipfolës”, tha Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!