Meteorologu zbulon ‘surprizat’ e fundjavës: Ja çfarë pritet të ndodhë me motin në vijim

schedule08:36 - 19 Janar, 2024

schedule 08:36 - 19 Janar, 2024

Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë fundjavës. Meteorologu Hakil Osmani thekson se mbrëmja e së premtes do të sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu. Më pas në orët e para të së shtunës, reshjet e shiut do të përfshijnë gjithë vendin. Pritet gjithashtu edhe rënie temperaturash.

Vijon moti i paqëndrueshëm në territorin shqiptar me vranësira të shpeshta, kthjellime të pakta, mundësi për reshje të izoluara shiu, ku më të dukshme do të bëhen gjatë pasdites dhe mbrëmjes në zonat veriore. Pritet që mbrëmja vonë të sjellë zhvillim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje, të cilat do të jenë të dukshme si fillim në zonat veriore. Më pas në orët e para të mëngjesit të së shtunës, i gjithë territori pritet të jetë në mbizotërimin e e rrebesheve të shiut, të cilat do të jenë më të fokusuara në qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe kryeqytetit.

Sa i përket pasdites, kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, që do të thotë se në zonat veriore do të kemi ndërprerje të reshjeve. Orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të motit edhe në zonat qendrore. Jugu mbetet nën mbizotërimin e vranësirave, reshjeve dhe dëborës në orët e mbrëmjes dhe mëngjesin e së dielës. Kjo vjen si pasojë e rënies së temperaturave të ajrit, pasi e premtja do të sjellë vlera minimale deri në 4 gradë në qytetet e zonave malore ndërsa maksimumet deri në vlerat 18 gradë. Fundjava sjell rënie të menjëhershme dhe të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që minimumet të dielën të zbresin -4 gradë në zonat malore ndërsa maksimumet do të jenë rreth 10 apo 11 gradë. E shtuna do të sjellë fuqizim të erës, me shpejtësi 65 km/ orë kryesisht në drejtimin verilindor duke bërë që temperaturat e ajrit të jenë akoma më të ulëta.“, u shpreh meteorologu.

Sa i përket rajonit, meteorologu tha:

“Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali I Zi deri të shtunën do të jenë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, me reshje shiu që herë pas do të jenë në formën e rrebesheve. Të shtunën reshjet do të jenë më të dukshme në Malin e Zi ndërsa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në sasi më të pakta. Rënie të ndjeshme do të ketë në të paktën 5 apo 6 gradë.“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!