Meteorologu Hakil Osmani zbulon deri kur zgjat i fohti dhe era

schedule09:23 - 6 Janar, 2020

schedule 09:23 - 6 Janar, 2020

I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, meteorologu Hakil Osmani ka folur për ndryshimet e motit.

Ai theksoi se ka pasur ulje të ndjeshme të vlerave dhe se pritet një rënie të vlerave gjatë pasdites.

“Ulja e vlerave termike pritet që deri nesër të shënojnë -12 gradë celus. Këto vlera momentalisht janë më të ulëta se vlerat normale për muajin janar. Duke qenë se jemi në muajin e dimrit pritet një ulje një deri në dy gradë më të ulëta për qytetin e  Tiranës.

Më tej ai theksoi se parametri i erës ka qenë i fuqishëm deri në 80 km/orë, por theksoi se ditën e nesërme do të ketë ulje të intensitetit.

Gjatë javës Osmani theksoi se do të ketë rritje të tmeperaturave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!