“Metamorfoza”/ Dështon aksioni i RENEA në Shkodër për arrestimin e Eljon Hatos, nuk gjendet në banesë

schedule11:17 - 16 Janar, 2024

schedule 11:17 - 16 Janar, 2024

Forcat RENEA dhe ato të policisë së Shkodrës kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në një banesë në fshatin Grudë të Shkodrës në kërkim të Eljon Hatos, i shpallur në kërkim për dosjen “Metamorfoza”, i njohur edhe si mik i Ervis Martinajt. Kontrollet janë ushtruar në banesën e të vëllait të tij.

“Kanë hyrë për të bërë arrestimin por në banesë nuk ndodhej askush dhe për pasojë, Duke qenë se Eltjen Hato, ka pasur dy qen, forcat RENEA dhe policia kanë vrarë njërin nga ato dhe plagosur tjetrin. Ai akuzon policinë dhe shefin e komisariatit të Shkodrës në lidhje me ngjarjen”, theksoi gazetari Simon Shkreli.

Eljon Hato është një personazh i njohur, emri i të cilit u rikthye në media natën e 4 tetorit 2018, ku mbeti i plagosur gjatë një përplasjeje me armë, ku i pranishëm ishte edhe Ervis Martinaj. Hato njihet si shoku i këtij të fundit. Në atë ngjarje u vra një person dhe u plagosen dy të tjerë, njëri prej të cilëve ishte Hato.

Në vitin 2014, Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin së bashku në një lokal dhe më pas pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje ku emri i Eljon Hatos është i përfshirë në një ngjarje kriminale. Një vit më pas, pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Hato, akuzohet se ka porositur vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli.

Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti t’a parandalonte ngjarjen e rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!