TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masat e “arrestit me burg” për personat e arrestuar në maj të këtij viti, njohur ndryshe si “Metamorfoza 3”.
Në burg do të qëndrojnë, Besian Xhixha, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Enver Diva, Blerim Abazi, Satilno Basho, Albert Zaja, Emiljano Shullazi, Dejvis Bajramaj, Armando Ndreca, Robert Laçi dhe Naim Stafuka.
Ata janë në hetim si anëtarë të bandave të rrezikshme kriminale të godituara nga megaoperacioni i SPAK në maj të këtij viti, në të cilin u firmosën 50 urdhër arreste. Pjesa më e madhe e këtyre fletë-arresteve nuk janë ekzekutuar ende.
Firmosja e urdhër-arresteve nga Prokuroria e Posaçme erdhi pas zbërthimeve të aplikacioneve “Sky ECC” dhe “Encro Chat”/ abcnews.al