Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dha ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Erzen Breçanit ish shefit të krimeve Dedan Gjoni dhe 6 personave të tjerë që i arrestuan gjatë operacionit “Metamorfoza 2”.
SPAK thotë Erzen Breçani ka pastruar paratë e përftuara nga djali i tij, Eralbi Breçani si rezultat i trafikimit të Kokainës nga Amerika Latine në Europë.
Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur vrasësin serial, Nuredin Dumani gjatë kohës kur ai ishte në kërkim.
Grupi është përgjegjës për trafikimin e një sasie prej 515 kilogramëve kokainë të trafikuar nga vende të Amerikës Latine për në Holandë si dhe një sasie prej 166 kg kanabis të kapur në Gjermani.
Ky grup i strukturuar kriminal përveç trafikut të drogës sipas SPAK është i përfshirë në sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve./abcnews.al