Meta: Të punojmë sëbashku dhe të qëndrojmë larg konfliktit

schedule14:38 - 9 Qershor, 2018

schedule 14:38 - 9 Qershor, 2018

Presidenti Ilir Meta në përgjigje të interesimit të gazetarëve lidhur me procesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ka deklaruar se me rëndësi thelbësore është që të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë larg frymës së konfliktit. Janë të gjitha mundësitë që vendi ynë të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave – mësohet të ketë thënë presidenti Meta i cili ka refuzuar të komentojë lajmet për kampe luftëtarësh apo refugjatësh të parashikuara për në vendin tonë.

Deklaratat kreu i Shtetit i ka dhënë gjatë vizitës së tij në Bashkinë Pustec, ku i shoqëruar nga autoritetet më të larta vendore si dhe banorë të minoritetit maqedonas atje, ka uruar çeljen e sezonit turistik duke dhënë edhe premtimin se disa nga ditët e tij të pushimit do i kalojë në liqenin e mrekullueshëm të Prespës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!