Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama do të jenë të pranishëm ditën e sotme në orën 11:00 në Kosovë në kuadër të festimeve për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
Axhenda e tyre për politikën e brendshme do të ndahet gjatë pasdites. Kryetari i shtetit në orën 19.00 do të presë në një takim partitë e grupimit të qendrës së djathtë. Burime nga institucioni i presidencës bëjnë të ditur se Presidenti Meta do të nisë sot konsultimet e para me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Ndërsa kryeministri Rama do të vazhdojë takimet elektorale në Lushnje e Divjakë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. /ABC news Albania 24/7