Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me homologun e Armenisë, Armen Sarkissian në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Meta, duke iu referuar marrëdhënieve të mira e lidhjeve të vjetra mes dy popujve, nënvizoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit midis dy vendeve, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe në turizëm. Pjesë e bisedës mes dy presidentëve ishin edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe të Kaukazit./abcnews.al