Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar me kreun e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Meta ka vlerësuar si qëllim të përbashkët forcimin e stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit.
Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë-Serbi-në këndvështrimin e presidentit Meta, sipas të cilit, do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme./abcnews.al