Meta takim me Shehun: KLSH t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi

schedule13:44 - 14 Korrik, 2020

schedule 13:44 - 14 Korrik, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e sapo zgjedhur të  Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Arben Shehu.

Duke e uruar për fillimin e ushtrimit të detyrës Meta shprehet se është me rëndësi që KLSH të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Është tepër e rëndësishme që KLSH t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, shkruan Meta.

Statusi:

Zhvillova sot një takim me Kryetarin e sapo zgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Arben Shehu, me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij.

Duke i uruar suksese, e inkurajova që veprimtaria e KLSH të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Është tepër e rëndësishme që KLSH t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!